Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Mungese lokali ne Shkollen Fillore "Liman Kaba" te Lubetenit

Zyra e arsimtareve sherben si mesojtore!
Me tri mesojtore te reja, shpresohet se do te zbutet problemi, ndonese nuk
jane pastruar deri ne fund as ceshtjet pronesore-juridike te objektit dhe
oborrit shkollor

Teuta REXHEPI

Shkup, 6 qershor -Ne fshatin Lubeten edhe pse cdo vit rritet numri i
nxenesve, lokalet mbeten te njejta, duke u ngushtuar keshtu hapesira per
pune edukativo-arsimore. Ne nje gjendje te ketille, tash edhe zyra e
arsimtareve perdoret si mesojtore.
Drejtori i shkolles, Xhezmi Abdyrahmani thote se shkolla eshte mungesa e
lokalit shkollor, eshte problemi kryesor i fshati.
"Per mungese lokali, jemi te detyruar dy paralele t'i fusim ne nje klase",
thote per "Lajm" drejtori i Shkolles Fillore "Liman Kaba".
"Nuk kemi zyre te arsimtareve, sepse zyren e kemi adaptuar per nxenesit
tane, kurse arsimtaret pushojne aty ku te munden", pohon Nadri Musliu
arsimtar i shkolles. "Ne qofte se deri ne shtator nuk ka ndonje zgjidhje per
zgjerimin e shkolles tone, atehere nxenesit e kesaj shkolle do te ngelin
jashte", nenvizoi Musliu.
Mozaikun e mungeses se lokalit, e ploteson edhe fakti qe shkolla nuk ka as salle sportive dhe oret e fiskultures nxenesit i mbajne ne oborr. Por, as oborri nuk eshte me pak problematik, sepse prone private. Drejtori Xhezmi Abdyrahimi ve ne dukje edhe kete ceshtje, sepse si thote ai, se parit duhet te zgjidhet ceshtja ligjore e me pastaj te rregullohen gjerat tjera.  Per t'i zgjidhur keto probleme, shkolla ka hartuar nje projekt per hapjen e 3 mesojtoreve te reja, per cka ka ndare mjete Ambasada e Zvicres.

"LAJM" - Shkup, 7 qershor 2006

Drejtësia gjithmonë ngadhënjen...
Hapje solemne e stadiumit te ndertuar ne Lubeten

Lubeteni me stadium te ri

Arbesa ABAZI

Shkup, 28 qershor - Ne fshatin Lubeten, ne menyre solemne u hap stadiumi per futboll te vogel. Projektin e stadiumit e ka financuar komuna e Butelit dhe ka kushtuar dhjete mije euro. Ka gjatesi prej 32 metra, gjeresi 22 metra dhe eshte e rrethuar me tel qe lartesia  e tij eshte 3 metra. Gjate hapjes solemne te pranishem ishin banoret e fshatit Lubeten dhe kryetari i komunes se Butelit, Petre Latinovski, i cili e peruroi kete stadium. "Kjo eshte ne te mire te fshatit. Femijet ketu do te kene mundesi qe ta kalojne kohen e lire dhe se kjo nuk eshte marketing politik, por vetem nje aktivitet nga ana jone", tha Latinovski.
Agim Jusufi, kryetar i Keshillit te komunes se Butelit tha se jane te kenaqur me kete stadium sepse tani ju eshte dhene mundesia qe te rinjte te luajne futboll ne te dhe nuk do te luajne neper rruge apo ne ndonje lendine te fshatit.
Xhezmi Abdurrahmani drejtor i shkolles fillore tha se "ky vend dikur ishte vetem nje lendine ku luanim ne futboll. Gjate festes se Bajramit ketu organizonim turne, e cila ishte tradicionale per fshatin tone".

"LAJM" -Shkup, 29 qershor 2006



Ne Lubeten, mungese e ujit per pije

Nga ujesjellesi i vjeter, uje i papaster

Teuta REXHEPI

Shkup, 11 qershor - Vite me radhe fshati Lubeten ballafaqohet me problemin e furnizimit te ujit, edhe pse ata kane ujesjellesin. "Kemi ujesjellesin nga ujerat e puseve, mirepo nga analizat e bera, del se uji nuk eshte i paster per pije", thote per "Lajm" Xhezmi Abduhrrahmani, drejtor i shkolles "Liman Kaba" ne fshatin Lubeten.
Ujin te cilin e shfrytezojne me se shumti lubetenasit, eshte ai i cezmes se katundit , sepse vjen drejt nga mali, mirepo aty perhere behet tollovi duke pritur per te mbushur.
"Ne si fshatare kemi kerkuar prej komunes qe kjo ceshtje te zgjidhet", thote Xhezmi Abdurrahmani. Ai na njofton se kjo kerkese ka hasur ne mirekuptim ne komunen e Butelit, ku vetem per hartimin e projektit, ka ndare 15 mije euro. Nderkaq Agim Jusufi, kryeses i Keshillit konfirmon se Komuna e "Butelit" e ka perkrahur kete projekt, realizimi i te cilit do te kushtoje 800 mije euro. Keto mjete shpresohet se do te sigurohen nga donatore te huaj.
"Me kete ujesjelles, fshati Lubeten do ta zgjidhte problemin asisoj qe te mos kete problem per 40 vitet e ardhshme", thote Agim Jusufi. Per kete, do te nderrohen edhe gypat e ujesjellesit ekzistues, do te ndertohet edhe nje rezervuar i ri 150 me meter kub.

"LAJM" - Shkup, 12 qershor 2006





Web Page Maker, create your own web pages.